NJOFTIM PËR QYTETARË

- 19 Dec 2025

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, do të ketë mbyllje të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës “Muharrem Fejza”.
 
Qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.
 
Mbyllja e përkohshme do të ndodhë:
Nga: 19.12.2025, ora 20:00
Deri më: 21.12.2025, ora 20:00.
 
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.