Bersant Beka u lind në Prishtinë, më 29 nëntor 1986.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji “UBT” në Prishtinë, në vitin 2009, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” UMIB, Dega Metalurgji, Mitrovicë, në vitin 2017.
Është njohës i mirë i proceseve organizative dhe administrative, analizimit të situatës dhe menaxhimit.
Ka përvojë në administratën publike, në menaxhim dhe udhëheqjen e kompanive.
Nga viti 2006-2008, ushtroi detyrën e zyrtarit administrativ, “Intering” SH.P.K., Prishtinë.
Nga viti 2008-2010, ushtroi detyrën e zyrtarit financiar në “IMS-Refractory”, SHPK, Prishtinë.
Gjatë periudhës 2010-2011, ka punuar si asistent personal i ministrit dhe shef i kabinetit në Zyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe në vitin 2010 asistent në Zyrën e këshilltarëve të jashtëm të ministrit të Financave të Qeverisë së Kosovës.
Në periudhën 2011-2014, ka qenë shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, pastaj këshilltar politik i zëvendëskryeministrit, kurse gjatë periudhës 2020-2021, ka punuar si këshilltar i lartë politik i ministrit të Shëndetësisë dhe shef i Kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Po ashtu, ka qenë konsulent i jashtëm i INDEP Kosova – Instituti për Politika Zhvillimore, ndihmësinxhinier në Fabrikën e Feronikelit “NeëCo Ferronikeli” në Gllogoc/Drenas.
Nga viti 2018, është drejtor në “IMS-Refractory” SH.P.K., Prishtinë.
Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Administratës, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: bersant.beka@rks-gov.net
Asistente: arlinda.b.zeqiri@rks-gov.net
Tel:038/233-575
Drejtoria e administratës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:
- Ushtrimin dhe zbatimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale dhe
- Ofrimin e shërbimeve administrative, për qytetarët e Komunës së Prishtinës, në kuadër të kompetencave vetanake apo të deleguara ligjore të saj.
Përgjegjësitë e administratës:
Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë së Administratës përfshijnë:
- Ofrimin e shërbimeve dhe kryerjen e punëve administrative mbështetëse për punët e Kuvendit të Komunës të Bordit të Drejtorëve dhe të trupave punues ( komiteteve) të Kuvendit Komunal.
Përgatitjen dhe hartimin e akteve të Kryetarit të Komunës ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera teknike –administrative si:
- Përpilimin e ftesave dhe të vendimeve që dalin nga mbledhjet e caktuara ,përpilimin dhe lekturimin profesional i materialeve literare në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën e Prishtinës;
- Pranimin dhe procedimin në organin kompetent të iniciativave qytetare peticioneve dhe kërkesave për referendum të qytetarëve të Komunës së Prishtinës, në përputhje me Ligjin dhe Statutin e Komunës.
Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve të përgjithshme administrative ,si dhe ushtron propozime për ndryshimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme nënligjore në fuqi ( në juridiksionin Komunal )
Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj )
Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët, përfshirë regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.
Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .
Ushtron dhe menaxhon me fushën e logjistikës, duke përfshirë menaxhimin dhe kujdesin për automjetet, titullar pronësor i të cilave është Komuna e Prishtinës.
Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.
Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Bashkësive Lokale;
2. Sektori për Punë të Kuvendit Komunal;
3. Sektori i Gjendjes civile;
4. Sektori i Teknologjisë Informative;
5. Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme (Logjistikës);
6. Sektori për Shërbim me Qytetar.