Plator Gërdovci u lind në Prishtinë, më 20 prill 1987
Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në shkollën "Gjergj Fishta", ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin "Sami Frashëri".
Plator Gërdovci është ekonomist, i cili në vazhdimësi është marrë me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Ka punuar në Ministrinë e Industrisë , Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si zyrtar i lartë për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ka qenë Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku edhe ka kontribuar në hartimin e legjislacionit për të drejtat e konsumatorit.
Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Bujqësisë, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: plator.gerdovci@rks-gov.net
Asistent: Valdrin.s.gashi@rks-gov.net
Tel: 038/226-416
Drejtoria e Bujqësisë
Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;
Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;
Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;
Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;
Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;
Mban evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;
Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi;
Ofron repromaterial për mbjellje për bujqit, në mënyrë që t’iu mundësojë atyre të rifillojnë punën përmes bankave komerciale, të hulumtojnë format e kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimtarisë blegtorale;
Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ - të që përkrahin aktivitetet bujqësore;
Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë;
Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e gjuetisë;
Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen e donatorëve dhe investitorëve;
Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;
Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Bujqësisë ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori për Bujqësi.