Lulzim Fushtica u lind në Prishtinë, më 23 mars 1974.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet pasuniversitare në Kolegjin Evropian- dega e Menaxhmentit dhe në Akademinë Diplomatike Shqiptare-drejtimi I Marrëdhënieve Ndërkombëtarë dhe Diplomaci.
Lulzim Fushtica I bashkëngjitet ekipit tonë mbas një përvoje 25 vjeçare në fushën e sigurisë.
Nga viti 1998-2004, ka qene pjese e Misionit te OSBE-se ne Kosove ne pozitën e Zyrtarit Nacional ne Departamentin e Trajnimeve.
Në vitin 2004 iu bashkëngjit ish-Shkollës se Shërbimit Policor te Kosovës si Zëvendës Drejtor I përgjithshëm, ndërsa nga viti 2005-2009 shërbeu si Drejtori i parë vendor i Akademisë për Siguri Publike.
Gjatë periudhës 2009-2017, ka punuar si Këshilltar Vendor për Siguri Publike dhe Siguri ne Bashkësi pranë Programit ICITAP te Departamentit te Drejtësisë se SHBA-ve si I deleguar ne Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në periudhën 2017-2019, z. Fushtica shërbeu si Koordinator Nacional për Parandalim të Ekstremizmit dhe Terrorizmit në kabinetit e Kryeministrit të Kosovës I deleguar nga Ambasada Amerikane.
Ne periudhën 2019-2020 z. Fushtica ka vazhduar punën si Këshilltar vendor ne Ministrinë e Punëve te Brendshme për çështje te Sigurisë Publike dhe Menaxhimit te integruar te kufirit pranë Programit ICITAP te Departamentit te Drejtësisë se SHBA-ve.
Përgjatë viteve 2020-2021 z. Fushtica ka shërbeu si Këshilltar I pare për Siguri I Ministrit te Punëve te Brendshme dhe po ashtu përgjegjës primar për çështjet e parandalimit te ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ne vitin 2021, z. Fushtica I bashkëngjitët Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) si Menaxher i Programit për Parandalimin e Ekstremizmit dhe Radikalizmit të dhunshëm.
Nga 1 Marsi i vitit 2023 ushtron detyrën e Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: Lulzim.fushtica@rks-gov.net
Asistent: albaton.bejta@rks-gov.net
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të kompetencave, autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore, përkujdeset për aspektin e sigurisë në pjesët urbane dhe rurale të Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Bashkësitë lokale dhe Forumet e Sigurise ne Bashkesi.
Hartimi dhe azhurnimi i planeve dhe projekteve nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me ligjet dhe udhëzimet administrative nga niveli qendror dhe lokal;
Ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera;
Zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Kryeqytetit dhe kuvendit komunal e që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
Reagimi ndaj situatave te shkaktuara dhe ndërmarrja e masave mbrotëse, sanimi i gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe sigurimi i kushteve elementare për jetë;
Organizon formimin e njësive vullnetare të zjarrfikësve dhe njësive tjera për raste nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në bashkëpunim me BPZ-në;
Përkujdeset për sigurimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore, sportive e të natyrave tjera në Kryeqytet;
Kujdeset për funksionimin e sistemin të alarmit publik në raste te fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, testimin e tyre;
Pranimi i informatave nga qytetarët dhe institucionet tjera komunale në qendrën e thirrjeve 0800 122 33 dhe 0800 122 44, përpunimi dhe dërgimi në kohën sa më të shpejtë dhe efikase për personin apo institucionin që i dedikohen këto informata 24/7;
Në rastet emergjente, i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes emergjente, dhe propozon ndërmarrjen e masave për përballimin e situatës;
Menaxhimi i projekteve në fushën e Sigurisë dhe Emergjencave;
Mobilizimi dhe aktivizimi i mekanizmave, strukturave dhe potencialit reagues për mbrojtje dhe shpëtim, angazhimi i kompanive komunale, kompanive të kontraktuara nga komuna dhe kompanive tjera për intervenime emergjente në rast te Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive tjera;
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ofron sigurinë e nevojshme për shkollat fillore dhe të mesme, objekteve komunale dhe objekteve me rendesi te veqante.
Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
Përkujdeset për sigurinë e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato etnike duke bashkepunuar ngushtë me Policine e Kosoves dhe Forumet e Sigurise ne Bashkesi (Keshilli Komunal per Siguri ne Bashkesi, Keshillat Lokal per Siguri Publike dhe Ekiper Vepruese per Siguri ne Bashkesi).
Përkujdeset për sigurinë e drejtorive, në veçanti atyre që u shërbejnë drejtpërdrejtë qytetarëve.
Në raste Fatkeqësive Natyrore dhe fatkeqësive tjera merremi me evakuimin dhe strehimin e qytetarëve nga zona e rrezikut;
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e strehimoreve publike;
Bënë regjistrimin dhe inspektimin e objekteve të vjetra, zonave dhe objekteve tjera me rrezikshmëri të lartë dhe objekteve nën Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe jep pëlqimin per rrënimin e objekteve te vjetra te cilat rrezikojnë jetën e qytetareve
Bashkëpunon me Institucionet tjera te sigurise dhe emergjences: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, AME, BPZ, KFOR-in;
Ofron siguri sipas nevojës dhe kërkesës në çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e Kryeqytetit, apo që nuk i është pacaktuar ndonjë autoriteti tjetër.
Sipas nevojës dhe kërkesës, ofron siguri edhe për aktivitetet në fushën e kompetencave të deleguara, sipas nenit 17 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.