Njoftim për qytetarë - Forca e Sigurisë së Kosovës, më 3, 6 dhe 7 Shkurt 2026 do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor

- 30 Jan 2026

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë për dy aktivitete të radhës të Kadetëve të FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës:

Zona e Badovcit – 03 shkurt 2026
Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.

Zona e Koliqit – 06 dhe 07 shkurt 2026
Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të realizojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë zhvilluar edhe më parë nga kadetët dhe kanë karakter profesional dhe edukativ.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë.