- 05 Dec 2025
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e stërvitjeve, më 12 dhe 13 Dhjetor 2025 do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.
Faleminderit për mirëkuptimin!