Ftesë për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues për projektet nga Arti dhe Kultura - Festivale, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër - Drejtoria e Kulturës

- 04 May 2026

Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të dhe rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, sipas   thirrjes publike për Art dhe Kulturë për kategoritë si:

  1. Festivale, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:

Për thirrjen publike për kategoritë: Festivale, Muzikë, Manifestime, Kinematografi dhe Teatër

  • Dy përfaqësues/e ekspert të jashtëm nga shoqëria civile
  • Një anëtarë rezervë ekspert i jashtëm nga shoqëria civile

Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.

Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.

Afati për aplikim është nga data 04.05.2026 deri më datën 10.05.2026 si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net