- 15 Sep 2025
Si të plotësohen fletëvotimet?
• Pasi t’i pranoni fletëvotimet, sigurohuni që janë të vulosura.
• Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili ka kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat/e.
• Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili ka kornizë ngjyrë të kaltër:
o Në anën e majtë shënjoni vetëm një subjekt politik.
o Në anën e djathtë shënjoni vetëm një kandidat/e.
o Broshurën me emrat e kandidatëve e gjeni në kabinën e votimit.
Mos shënoni më shumë se një subjekt politik dhe një kandidat/e në këtë fletëvotim, përndryshe vota juaj do të shpallet e pavlefshme.
• Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, palosni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina dhe pastaj vendosini në kutitë përkatëse.
Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.