Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Qytete ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet, përgjegjësitë dhe të drejtat dhe detyrimet ligjore dhe kërkesave të Kryetarit të Komunës;

Ofron mbështetje profesionale dhe teknike për Kryetarin e Komunës, në krijimin dhe fuqizimin  e marrëdhënieve me vende dhe qytete të vendeve të tjera;

Kujdeset për organizimin dhe përgatitjet teknike të vizitave zyrtare jashtë vendit;

Kujdeset për organizimin dhe përgatitjet teknike të pritjeve zyrtare brenda vendit;

Kujdeset për organizimin dhe përgatitjet teknike të takimeve dhe konferencave rajonale dhe ndërkombëtare, të iniciuara nga Komuna e Prishtinës;

Ofron informata dhe dokumente të nevojshme për aktivitetet ndërkombëtare të Kryetarit të Komunës;

Ruan, mirëmban dhe sistemon dokumentacionin mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Komunës së Prishtinës me vende dhe qytete të vende të tjera;

Kujdeset për shkëmbimin e informacioneve, dhuratave dhe letërkëmbimeve të Kryetarit të Komunës me personalitet ndërkombëtare;

Përgatit materiale të nevojshme për nevojat e Komunës, për çështjet që lidhen me integrimet evropiane;

Hulumton programe të ndryshme të asistencës së BE – së, që ofrojnë mbështetje për qeverisje dhe zhvillim lokal;

Kryen edhe punë të tjera, me kërkesë të Kryetarit të Komunës dhe në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Sektorit.