Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po merr pjesë në​ konferencën ​"​Climate Action 2016​"​

- 05 May 2016

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po merr pjesë në​ konferencën ​"​Climate Action 2016​"​ në Washington DC​, ShBA​, me nikoqir Kombet e Bashkuara dhe sekretarin Ban Ki Moon d​he​ Bloomberg, bashkë me shumë përfaqësues të komunave​,​ shteteve, shoqërisë civile etj.
Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të COP nga 170 shtete të botës,​ për politikat në luftimin e ndryshimeve klimatike. Prishtina është pjesë e koalicionit ​"​Compact of Mayors​",​ të 400 qyteteve për veprime konkrete.
Sot​, Kryetari Ahmeti​ ​ishte pjesë në njërin prej paneleve kryesore të konferencës me kryetarin e Miami, Gimenez dhe kryetarin e Montrealit Coderre​, ku u diskutua​ për rolin e komunave në këtë iniciativë botërore.