Njoftim: Garat e Diturisë - Prishtina 2016

- 05 May 2016

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, do të organizoj “Garën e Diturisë -Prishtina 2016” me datë 6 maj 2016, në objektin e gjimnazit “Matematikor”, me fillim nga ora 11:00-13:00.
Gara e diturisë do të organizohet për tetë lëndë: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori, Gjeografi dhe do të mbahen për nxënësit e klasës së IX të shkollave publike dhe private, të cilët kanë treguar rezultate të larta në shkollat e tyre gjatë mbajtjes së garave brenda shkollës.

Testi dhe gjithë procesi i “Garës së Diturisë - Prishtina 2016” do të administrohet dhe monitorohet nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit si dhe mësimdhënësit e përzgjedhur për përgatitjen e testeve.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në vazhdën e aktiviteteve dhe garave të shumëta në vitin 2016 ka organizuar edhe këto gara: garën e eseut më të mirë dhe garën për poezinë më të mirë, për nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, pastaj garën “Olimpiada e Matematikës” për nxënësit e klasëve IX, X, XI, XII, “Olimpiada e Kimisë”, për nxënësit e klasëve IX, X, garën “Shkencëtari i ri” e cila është organizuar për tri lëndë mësimore: Fizikë, Kimi, Biologji dhe është mbajtur nga nxënësit e klasëve të XII-ta.

Qëllimi dhe organizimi i garave me karakter të tillë, është përmirësimi i cilësisë së arsim në përgjithësi, identifikimi i talentëve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive, kompetencave të arritura në shkencat natyrore dhe shoqërore dhe mbështetja e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.