Mbahet finalja e "Turneut të Debati" me fëmijët e Asamblesë Komunale të Prishtinës

- 07 Mar 2016

Me rastin e 7 marsit ditës së mësueses/it , DKRS-Zyrtarja për drejtat e fëmijëve, pranë Njësisë për të drejtat e njeriut dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Save the Children, organizuan  debat me karakter Garues “Turnament  i  Debatit “, ku pjesëmarrës ishin fëmijët e Asamblesë Komunale të Prishtinës , Ambasadorët e QKFP si dhe fëmijët e Grupit ROR.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes Asamblese Komunale të fëmijëve të Prishtinës., ndërkaqtemat ishin  të ndryshme për shkollimin, uniformat shkollore, pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete vullnetare si dhe tema të ndryshme të marra nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Ky aktivitet ka nxiturë kurreshtjen e nxënësve për pjesëmarrje në aktivitete të debitimit formal, aftësitë debutuese si dhe zhvillim i mendimin kritik.