Marrëveshje Bashkëpunimi me Zyrën për Komunitete të Kryeministrit të Kosovës

- 03 Mar 2016

Sot, në Komunën e Prishtinës u nënshkrua marrëveshja për për përmirësimin e politikës së punësimit  të komuniteteve jo shumicë, në mes të Zyrës së Kryeministrit për Komunitete dhe Drejtorisë së Administratës Publike të Komunës së Prishtinës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin në programim gjashtëmujor (6) të praktikës, i cili mbështetet finaciarisht  nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.