Dështon Seanca e Parë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

- 15 Feb 2016

Seanca e parë e Kuvendit Komunal të Prishtinës që tentoi të mbahet sot, ka dështuar, sepse të gjitha Grupet e asambleistëve përveç atyre të LDK-së dhe PDK-së nuk morën pjesë në seancë.

Kjo për arsyen se Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti nga që është në udhëtim zyrtar kishte kërkuar që seanca të shtyhet më 18 të këtij muaji, në mënyrë që edhe ai të jetë prezent, por këtë kërkesë të tij Kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi, nuk ua kishte kumtuar Kryetarëve të Grupeve të Asambleistëve, përveç atyre të LDK-së dhe PDK-së.

Së këndejmi, seanca në mungesë të kuorumit ka dështuar.