Nënkryetari, Dardan Sejdiu vizitoi Ndërmarrjen "Hortikultura"

- 02 Feb 2016

Sot, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, vizitoi Ndërmarrjen Publike "Hortikultura", ku u njoftua për përgatitjet e kësaj ndërmarrjeje për punët pranverore në qytet.

Kësisoj, ai u njoftua se "Hortikultura" është pajisur me 10 kositëse rotative, 5 freza motorik, 2 eskavatorë dhe 1 traktor me mekanizëm përcjellës.

Nënkryetari, Sejdiu së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes "Hortikultura", Isak Rakovica, vizitoi edhe serat e ku janë të kultivuara rreth 2000 fidane dhe rreth 350000 lule, të cilat do të mbillen gjatë muajve pranverorë në hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit.