- 22 Jun 2015
Sot, e hëne, 22 qershor, do të mbahet diskutim publik me banorët e lagjes “Kolovica e Re” për problemet e lagjes.
Në diskutim do të jenë të pranishëm Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë për Shërbime Publike dhe Hysen Durmishi, drejtor në drejtorinë e Infrastrukturës.
Diskutimi mbahet me datë  22 qershor në ora  18:00 në shkollën fillore  “Xhavit Ahmeti”.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.