Ftesë për aplikim për anëtarë të jashtëm të komisionit vlerësues për vlerësimin e projekteve të thirrjes publike për mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit të mësimit tërëditor

- 16 Oct 2026

 

FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTARË TË JASHTËM TË KOMISIONIT

VLERËSUES

 

Për vlerësimin e projekteve të thirrjes publike për mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit të mësimit tërëditor.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës fton përfaqësuesit dhe ekspertët e jashtëm nga shoqëria civile të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues të projekteve të thirrjes publike për mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit të mësimit tërëditor.

Ftesa u drejtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë përvojë profesionale në fushën e arsimit, teknologjisë, sportit, artit, kulturës, zhvillimit të fëmijëve apo fushave të tjera të ndërlidhura.

Pozitat për të cilat mund të aplikohet:

  • Dy anëtarë të jashtëm nga shoqëria civile;
  • Një anëtar rezervë nga shoqëria civile.

 

Anëtarët e përzgjedhur do të marrin pjesë në vlerësimin e projekt propozimeve  me të drejtë vote, në përputhje me kriteret e thirrjes publike dhe procedurat përkatëse.

Kriteret për aplikim

Aplikuesit duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme dhe të dorëzojnë dokumentet që dëshmojnë se:

 

  • Të kenë mbi tre vjet përvojë profesionale në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura;
  • Të mos jenë nën hetime dhe të mos kenë precedent penal;
  • Të mos kenë konflikt interesi me aplikuesit apo projektet që do të vlerësohen.
  •  

Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikimi është i hapur nga data 16.10.2026 deri më 23.10.2026.

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në në adresën elektronike zyrtare:kryeqyteti.arsimi@rks-gov.net duke shënuar në subjekt: “Aplikim për anëtar të jashtëm të Komisionit Vlerësues – Mësimi tërëditor”.

 

Ftesë për aplikim për anëtarë të jashtëm të komisionit vlerësues për vlerësimin e projekteve të thirrjes publike për mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit të mësimit tërëditor