- 22 Jul 2026
Drejtoria e Financave – Sektori i Tatimit në Pronë njofton tatimpaguesit se vendimet lidhur me ankesat ndaj faturave të tatimit në pronë janë nxjerrë, por ende nuk kanë mundur të regjistrohen për shkak të bllokadës teknike në sistemin që menaxhohet nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.
Sapo sistemi të rikthehet në funksion të plotë, vendimet do të ekzekutohen dhe palët do të njoftohen me kohë.
Ju rikujtojmë se ankesa nuk e pezullon afatin e pagesës së tatimit në pronë.
Detajet e plota i gjeni në njoftimin e mëposhtëm.
