Thirrje për aplikim për katër përfaqësues të shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve arsimore në fushën e bujqësisë si pjesëmarrës i procesit të vlerësimit të grantëve dhe subvencioneve për vitin 2026

- 07 Apr 2026

Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Bujqësisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe duke u bazuar në Rregulloren për ndarjen e subvencioneve në Komunën e Prishtinës, hap Thirrje për katër përfaqësues të shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve arsimore në fushën e bujqësisë si pjesëmarrës në procesin e vlerësimit të grantëve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë  për vitin 2026.

Për të përzgjedhur përfaqësues të shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve arsimore  me përvojë në fushën e bujqësisë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e procesit të dhënies së granteve dhe subvencioneve, ftohen OShC-të apo përfaqësues të institucioneve arsimore aktivë në fushën e bujqësisë në Kosovë që të nominojnë përfaqësuesit e tyre.

 

KRITERET PËR ORGANIZATAT QË NOMINOJNË KANDIDATËT

Të drejtën për të nominuar kandidatë kanë të gjitha OShC-të apo përfaqësues të institucioneve arsimore  me provoj ne fushën e bujqësisë që:

  • Janë të regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asocimit në Kosovë;
  • Përfaqësues të institucioneve arsimore që kanë së paku 3 vite përvojë në fushën e bujqësisë.

Për të qenë pjesë e komisionit përkatës, OShC-të apo përfaqësuesit e institucioneve arsimore, 4 (katër) kandidatët (prej tyre 2 rezervë) duhet të plotësojnë kriteret në vijim:

  • Të jenë profesorë/e ose mësimdhënës/e në shkolla të mesme profesionale të bujqësisë;
  • Të jenë ligjërues/e ose asistentë/e në institucione të arsimit të lartë në fushën e bujqësisë;
  • Të jenë inxhinierë/e të diplomuar në bujqësi (agronomë/e) me përvojë praktike në sektor;
  • Të jenë ekspertë/e ose këshilltarë/e në sektorin e bujqësisë (publik apo privat);
  • Të jenë përfaqësues/e të organizatave që merren drejtpërdrejt me zhvillimin rural dhe bujqësor;
  • Të jenë shtetas/e të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë kualifikim në fushën e bujqësisë së paku (BA/MSc);
  • Të kenë përvojë pune në shoqëri civile ose përfaqësues të institucioneve arsimore   në fushën e bujqësisë, minimumi 6 muaj;
  • Të mos kenë qenë të angazhuar në 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës ;
  • Angazhimi është në baza vullnetare dhe nuk kompensohet financiarisht;
  • Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e komisionit për vlerësimin e aplikacioneve për grande dhe subvencione në sektorin e bujqësisë;
  • Kandidatët e përzgjedhur obligohen që nga momenti i emërimit nga Kryetari i Komunës, të jenë aktivë gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së përfituesëve;
  • Mos pjesëmarrja në shqyrtimin administrativ të aplikacioneve dhe në vizitat në terren, pa ndonjë arsye të justifikuar, nënkupton moszbatim të përgjegjësive të marra.

 

Procedurat e nominimit

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve arsimore që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë thirrje ftohen të nominojnë kandidatët e tyre përmes dorëzimit të dokumentacionit përkatës.

Nominimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën zyrtare:
arjana.saraci@rks-gov.net, e administruar nga zyrtarët e komisionit përkatës të Kryeqytetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Organizatat nominuese duhet të dorëzojnë:

  • Një përshkrim të shkurtër të portofolios dhe përvojës së organizatës në fushën përkatëse;
  • CV-në e personit të nominuar;
  • Certifikatën e regjistrimit të organizatës.

Procesi i përzgjedhjes

  • Në rast se numri i kandidatëve që i plotësojnë kriteret tejkalon numrin e vendeve të parashikuara, do të zhvillohet një proces përzgjedhjeje;
  • Nominimet do të shqyrtohen nga një komision i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të Kryeqytetit;
  • Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen zyrtarisht përmes email-it.

 

Nominimi mbetet i hapur nga data 07.04.2026 deri me datën 14.04.2026

 

 Thirrje për aplikim