- 19 Mar 2026
Prishtina, si një kryeqytet me identitet kulturor të pasur dhe me një skenë artistike në zhvillim të vazhdueshëm, ka nevojë për një trupë të dedikuar të baletit dhe vallëzimit modern që reflekton shpirtin dhe dinamikën e saj. Trupa e Baletit dhe Vallëzimit Modern të Kryeqytetit synon të krijojë një hapësirë të re për baletin dhe vallëzimin modern, duke e pasuruar skenën kulturore të kryeqytetit dhe duke promovouar kulturën e baletit dhe vallëzimit modern në frymën e qyteteve të mëdha që e vendosin artin skenik në qendër të jetës publike.
Kjo trupë do të shërbejë jo vetëm për të shënuar data dhe ngjarje me rëndësi për kryeqytetin, por edhe si një platformë për artistët profesionistë të kësaj fushe, duke afruar njëkohësisht komunitetin me artin e vallëzimit përmes shfaqjeve, klasave edukative dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Përmes një procesi të strukturuar përzgjedhës, do të sigurohet që trupa të përbëhet nga artistë të nivelit të lartë, për pozicionuar Prishtinën si një qendër të rëndësishme për balet dhe vallëzim modern profesional.
I. Kushtet dhe kriteret e aplikimit
- Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare të profilizuara në Art dhe Kulturë;
- Organizata duhet të dorëzojë çertifikatën e regjistrimit të OJQ-së si dhe kopjen e letërnjoftimit të përfaqësuesit/përfaqësueses.
- Organizata të prezantojë Konceptin Kuratorial për realizimin e shfaqjeve (të dorëzohet plani programor për vitin e parë të operimit, për pesë (5) perfomanca dhe shfaqje dhe dy (2) master-klasë edukative me artistë të dëshmuar në fushën e baletit dhe vallëzimit modern);
- Koreografi/ja (udhëheqësi/ja) i/e trupës duhet të ketë përvojë të dëshmuar në fushën e tij/saj dhe të gëzojë reputacion të mirë artistik në publik dhe në komunitetin profesional. Kandidati/ja obligohet të dorëzojë CV-në dhe dëshmitë përkatëse që vërtetojnë përvojën dhe angazhimin në fushat e lartcekura.
- Trupa të jetë fleksibile për organizimet e aktiviteteve dhe shënimin e datave me rëndësi të veçantë për Kryeqytetin;
- Organizata duhet të formojë trupë të baletit dhe vallëzimit modern me së paku 8-10 anëtarë.
- Organizata të ketë të paktën një (1) shfaqje/performancë të realizuar në fushën e baletit klasik ose vallëzim modern.
II. Dokumentacioni i kërkuar
- Propozimet dhe dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet fizikisht tek sportelet e Komunës së Prishtinës (Objekti i komunës së vjetër)
- Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë nga data e publikimit.
- Të gjitha çështjet që lidhen me Thirrjen Publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net.
- Propozimet të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.
- Do të konsiderohen vetëm propozimet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë Thirrje Publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas Thirrjes Publike.
- Paraqitja e dokumentacionit të gabuar do të konsiderohet si mungesë e dokumentacionit.
Kriteret Artistike për Trupën e Baletit dhe Vallëzimit Modern të Kryeqytetit