- 09 Mar 2026
Ftohen tё gjithё fermerёt e Komunës së Prishtinës, tё cilёt posedojnё gjedhe qumёshtore, buallica si dhe kafshё tё imёta - dele dhe dhi, se mund tё aplikojnё pёr pagesa direkte (subvencione) nё lёmin e blegtorisё.
Kriteret qё duhet t’i plotёsojnё fermerёt/aplikuesit:
Përkrahen fermerët që kanë:
- 3 - 10 krerë gjedhe (lopë qumështore);
- 3 - 10 krerë buallica (buallica qumështore);
- 20 -150 krerë dele;
- 20 - 150 krerë dhi;
- Kafshёt duhet tё jenё tё matrikuluara;
- Përfituesi duhet të jetë banorë i Komunës së Prishtinës;
- Objekti (stalla) të jetë në territorin e Komunës së Prishtinës.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kopja e një dokumenti identifikues tё vlefshëm tё Republikës së Kosovës;
- Konfirmimi i llogarisë bankare jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);
- Vërtetim nga shërbimet veterinare për vitin 2026 (Origjinal);
- Numri identifikues i fermerit (NIF).
- Dëshminë për pagesën e tatimit në pronë
II. Përkrahje në bletari – pagesa direkte
Ftohen tё gjithё fermerёt e Komunës së Prishtinës, tё cilёt posedojnё bletë, se mund tё aplikojnё pёr pagesa direkte (subvencione) nё lёmin e bletarisë.
Kriteret qё duhet t’i plotёsojnё fermerёt/aplikuesit:
- Përkrahen bletarët që kanë 10 – 29 shoqëri bletësh;
- Bletarët duhet t’i kenë të vendosura bletët vetëm në një bletore;
- Përfituesi duhet të jetë banorë rezident i Komunës së Prishtinës dhe të ketë bletoren në territorin e Komunës së Prishtinës;
- Përfituesi – bletarët duhet të kenë të shenjëzuar kosheret ( shtëpizat e bletëve);
- Numri identifikues i fermerit (NIF) duhet të jetë i vendosur në shabllon, në përmasat 30 x 12 cm, në trupin e kosheres, jo në kapak, i shënjuar me ngjyrë të përhershëme.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kopja e një dokumenti identifikues tё vlefshëm tё Republikës së Kosovës;
- Konfirmimi i llogarisë bankare jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);;
- Numri identifikues i fermerit (NIF).
- Dëshminë për pagesën e tatimit në pronë.
III. Përkrahje në shpezëtari-pagesa direkte
Ftohen të gjithë fermerët (person jurudik) e fermave komerciale që posedojnë pula vojse në sistem të mbyllur dhe sisteme të lirë, në territorin e Komunës së Prishtinës, se mund të aplikojnë për pagesa direkte (subvencione) në lëmin e shpezëtarisë.
Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit:
- Aplikuesi duhet të ketë fermën (objektin) në territorin e Komunës së Prishtinës dhe të jetë banorë i tij;
- Përfitues mund të jenë fermerët (person juridik) e fermave që kanë 1000 deri 6000 copë pula për vezë;
- Ferma duhet të jetë e regjistruar.
- Në kohën/ditën e realizimit të kontrollit në teren, mosha e pulave vojse duhet me qen 16 javëshe, por jo me shumë se 95 javësh
- Ferma me sistem të lirë duhet që në një hapsirë të ketë minimum 1000 copë pula vojse;
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kopja e çertifikatës së biznesit (Kopje);
- Certifikata e numrit fiskal (Kopje)
- Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar (përfaqësues i biznesit);
- Konfirmimi i llogarisë bankare në emër të biznesit, jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);
- Dëshmi për numrin dhe origjinën e pulave vojse;
- Dëshmi mbi gjendjen shëndetësore të pulave të lëshuar nga autoriteti kompetent (AUVK) kopje.
- Dëshmi për obligimet e kryera ndaj ATK-së (vetëm për personat juridik);
Data për aplikim prej 11.03.2026 deri mё 27.03.2026, aplikimi bëhet në objektin e Bashkësis Lokale në Besi.
VËREJTJE
Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, qytetari (fermeri) është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet, në të kundërtën humb të drejtën për të qenë përfituesi i subvencion.
Thirrje për aplikim - Përkrahje në blegtori, bletari, shpezëtari - pagesa direkte 2026