- 15 Jan 2026
Komuna e Prishtinës, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Kabinetit të Kryetarit të Kryeqytetit Prishtina, do ti mbaj takimet publike me komunitetet jo shumicë për nominimin e anëtarëve të tyre në Komitetin për Komunitete.
Datat e caktuara për propozimet e anëtarve të tyre janë:
Komuniteti Ashkali me: 26.01.2026 ora 18:00, Komnuiteti Rom me:28.01.2026 ora 18:00,
Komuniteti Boshnjak me: 30.01.2026 ora 18:00, Komuniteti Goran me: 02.02.2026 ora 18:00,
Komuniteti Turk me: 04.02.2026 ora 18:00, Komuiniteti Serb me: 06.02.2026 ora 18:00,
Takimet do të organizohen nëpër lagjet ku jetojë shumica e këtyre Komuniteteve.
Përmes këtij njoftimi inkurajojmë të gjitha komunitetet të nominojnë kandidatët e tyre për përfaqësim në Komitetin për Komunitete.
Nominimet të dorëzohen me listën e nënshkrimeve të anëtarëve të komunitetit përkatës në ZKKK, e cila më pastaj procedon në sekretarin e Kuvendit.
Qytetarë të të gjitha komuniteteve jo shumicë luteni të aplikoni në thirrjen e lartëpërmendur. Për t’u dëgjuar zëri juaj aplikimi juaj është tejet e rëndësishme dhe jeni të inkurajuar që të merrni pjesë.