Reagim i Kryeqytetit për tentim djegien e shkollës fillore të mesme të ulët "Meto Bajraktari"

- 04 May 2024

Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike.

E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen.

Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit.

Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët.