Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, takoi nxënësit e komunitetit turk në Ditën e Turqve

- 23 Apr 2024

Kryetari i Kryqytetit, Përparim Rama, në Ditën e Kominitetit Turk, ka pritur në Sallën e Kuvendit të Kryeqytetit, një grup të nxënësve të komunitetit turk që mësojnë në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetari Rama, theksoi rëndësinë e kësaj dite.

"Kjo ditë na rikujton për vlerat dhe pasurinë multikulturore të Republikës së Kosovës dhe rëndësinë e tolerancës dhe respektit ndërkulturor" – deklaroi Rama.

Eventi u zhvillua në një atmosferë festive ku nxënësit kishin mundësinë të ndanin përvojat dhe traditat e tyre me të pranishmit, i cili tregon respektin reciprok midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kryeqytet.