Zgjedhjet e këshillave lokal

- 12 Apr 2024

Të nderuar kryeqytetas,

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës do të fillon fazën e dytë të procesit të zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Prishtinës.

Ftohen të gjithë banorët e këtyre zonave, veçanërisht gratë, vajzat dhe të rinjtë të marrin pjesë në këto takime, ashtu që Këshillat të jenë sa më përfaqësues dhe aktiv për komunitetin.

Zgjedhja e Këshillave është një hap shumë i rëndësishëm i cili lehtëson komunikimin qytetar – komunë dhe përmirëson ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve.

Më poshtë gjeni datat, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendeve të radhës.