Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, realizoi vizitë në Komunën e Prishtinës

- 12 Apr 2024

Në Odën e Kryeqytetit, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Z. Jonathan Hargreaves, u prit nga Kryetari, z. Perparim Rama. Takimi, shërbeu si një platformë për të diskutuar rreth mundësive të zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë, kulturës dhe artit.

Gjatë takimit, të dyja palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar marrëdhëniet dhe për të eksploruar mënyra të reja për të mobilizuar potencialin e diasporës kosovare në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të kontribuojë më efektivisht në zhvillimin e vendit. Ambasador Hargreaves theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërshtetëror, duke u shprehur optimist për iniciativat e ardhshme që do të ndërmerren.

Kryetari Rama falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën, duke veçuar se bashkëpunimi i ngushtë mes të dyja palëve është jetik për të përballuar sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron ky lidhje strategjike.