Njoftim për zgjatje të afatit për aplikim për të gjitha subjektet afariste-klubet e natës t`u pajisur me Certifikatë për orarin e punës dhe nivelin e lejuar të ndotjes akustike

- 18 Mar 2024

Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon Subjektet afariste-klubet e natës, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.

Andaj ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara për t`u pajisur me Certifikatë, në të cilën përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike.

Kërkesës duhet ti bashkëngjiten:
1. Certifikata e Biznesit me informata dhe
2. Kopja e dokumentit identifikues.

Afati i aplikimit nga 19 mars 2024 deri më 8 prill 2024.

Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës.