Kryetari Rama takon Ambasadoren Jo – Rezidente të Kanadasë në Kosovë, Jesicca Blitt

- 22 Feb 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mirëpriti në një takim zyrtar në Odën e Kryeqytetit, Ambasadoren Jo – rezidente të Kanadasë në Republikën e Kosovës, Znj, Jesicca Blitt.

Gjatë ktijj takimi, kryetari Rama bashkë me ambasadoren, znj. Jesicca Blitt, diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi strategjike, duke përfshirë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të tilla si edukimi, teknologjia, dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Veçanërisht, u theksua rëndësia e shkëmbimit kulturor e teknologjik mes Kanadasë dhe kryeqytetit si një mjet për të ndërtuar ura më të forta ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.

Ambasadorja Blitt shprehu gatishmërinë e Kanadasë për të ndihmuar në projekte që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët e kryeqytetit.

Kryetari Rama falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe shprehu optimizëm për rrugën e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet kryeqytetit dhe Kanadasë.