Kryetari Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Nicholas Abbott

- 16 Feb 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Sh.T.Z Nicholas Abbott, për devotshmërinë dhe
përkushtimin e treguar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e palodhshme të zhvillimeve pozitive në Prishtinë e Kosovë.
“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie në angazhimet e juaja në të ardhmen. Faleminderit, Ambasador Abbott, për shërbimin tuaj të shkëlqyeshëm dhe për ndikimin pozitiv që keni lënë në vendin tonë!” – deklaroi Kryetari Rama.

Ndërsa, Ambasadori Abbott u shpreh falënderues për njohjen e kontributit të tij në forcimin e mardhënieve mes dy vendeve.