Nënkryetari Zogaj folës kryesor në Konferencën Ndërkombëtare "Financimi i Tranzicionit Urban drejt Qyteteve të Gjelbërta dhe Më Gjithëpërfshirëse"

- 15 Feb 2024

Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj, po qëndron për vizitë nē Bratisllavë të Sllovakisë, ku po merr pjesë në Konferencën e UNDP, në sesionin me temë "Financimi i Tranzicionit Urban drejt Qyteteve të Gjelbërta dhe Më Gjithëpërfshirëse".

Në këtë forum ndërkombëtar, z. Zogaj, si folës kryesor prezantoi vizionin dhe angazhimet e Komunës së Prishtinës për zhvillimin e një qyteti më të qëndrueshëm dhe të përfshirë për të gjithë qytetarët.

Pjesëmarrja e tij si një ndër folësit kryesorë tregon vlerën dhe rolin e Prishtinës në debatin ndërkombëtar për të ardhmen e qyteteve.

Ndërkaq, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe lokale, Komuna e Prishtinës vazhdon të punojë për të krijuar një mjedis të qytetit më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.