Konsultim publik lidhur me Projekt Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës

- 29 Mar 2023

 

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik lidhur me draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datave:

1. Me biznese dhe parkingje private: 12 Prill 2023, ora 12:00 -14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

2. Me qytetarë, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 13 Prill 2023, ora 12:00 – 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

 

 Draft rregullore për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës

 

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 16.04.2023, në ora 16:00, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net