Nesër inagurohet vepra e artit në hapësirë publike NEVER SAY NEVER

- 05 Dec 2022

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në inagurimin e veprës së autorit Alban Muja "Never Say Never", të mbështetur nga Drejtoria për Kulturë.

'Never Say Never' ju dedikohet të burgosurve politik në vitet '80 dhe '90 në Kosovë dhe të gjithë atyre që punuan dhe sakrifikuan për liri.

‘Never Say Never’ është gjithashtu një thirrje për të mos hequr dorë nga drejtësia, liria dhe pavarësia.

Inagurimi do të bëhet të martën, me datë 6 dhjetor 2022, duke filluar nga ora 12:00, në parkun "Adem Demaçi".