Kryetari Rama nënshkruan kontratë për trajtimin e problemit të qenve endacakë

- 18 Jan 2022

Qysh në ditët e para të qeverisjes kryetari Rama është marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Sot, u nënshkrua kontrata që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.

Jemi të vetëdijshëm si komunë për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit të qenve endacakë, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj.