U rrënua objekti që paraqiste rrezik për banorët e Bardhoshit

- 23 Jun 2021


Drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar objektin afër fushës së futbollit në Bardhosh, që shërbente dikur si zhveshtore.
Ky aksion është ndërmarrë për shkak të vjetërsisë së objektit dhe mundësisë që i njëjti të shembej vetvetiu. Kësisoj, do të rrezikoheshin banorët e asaj pjese, e sidomos fëmijët që e shfrytëzojnë fushën e futbollit.
Falënderojmë Bashkësinë Lokale të Bardhoshit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në menyrë që të krijohet mjedis sa më i sigurt për të gjithë.