Pesë aktorët e pranuar në Teatrin e Qytetit Teatri Dodona kanë sot kanë nënshkruar kontratat

- 22 Jun 2021

Pas konkursit për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ‘Dodona’, i pranishëm edhe drejtori i Teatrit të Qytetit “Dodona”, Visar Krusha, mikpritëm aktorët e përzgjedhur: Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku dhe Ermal Sadiku.
Teatri Dodona deri më tash ka pasur vetëm katër aktorë rezident, kurse pas këtij konkursi numri i përgjithshëm tashmë është nëntë.
Ndonëse nuk është e mjaftueshme për nevojat e teatrit të qytetit, gjithsesi është një lajm i mirë që pesë aktorë po i shtohen trupës rezidente të teatrit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim që në të ardhmen ky numër të plotësohet dhe në minimum të arrijmë në njëzet aktorë.