Njoftim për qytetarë

- 09 Jun 2021

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se që një kohë të gjatë, e në veçanti në dy ditët e fundit, në Komunën e Prishtinës nuk është duke funksionuar sistemi elektronik për shërbimin e qytetarëve/INTRANET. Sistemi është qendror dhe menaxhohet e mirëmbahet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Përkundër raportimit të vazhdueshëm për këtë çështje në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrine e Punëve të Brendshme dhe Administratës, deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.

Andaj, ju informojmë se nga nesër, e enjte, 10 Qershor, Komuna e Prishtinës do të ofroje shërbime manuale në sportele.

Ju kërkojmë falje për krijimin e rradhëve të gjata dhe pritjeve për të marrë shërbime dhe shpresojmë në reagimin e shpejtë të Ministrisë për të rregulluar këtë problem teknik.

Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!