GRATË NDËRMARRËSE NË ENERGJI – KOMPONENTI I THJESHTË

- 17 May 2021

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka lansuar komponentin e fundit të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE), një skemë Pilot e granteve për Grupin e THJESHTË që ofron grante për bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave në komunat e zgjedhura në të gjithë Kosovën. Këto grante janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiҫient të energjisë.

Skema Pilot e Granteve për Grupin e THJESHTË fillimisht do të zbatohet në këto komuna: Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren.

Ky komponent është i dizajnuar për biznese të reja me ide të ndritshme, fonde shumë të kufizuara ose grupe shoqërore më pak të avansuara, me nevoja për investime deri në 3,000 €, përfshirë kontributin vetanak prej 15%.

KUSH MUND TË APLIKOJË

Bizneset mikro dhe ato fillestare “start-up” në pronësi të grave që duan të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë dhe / ose masa të kursimit të energjisë:

Të paktën 51% në pronësi të grave
Më pak se 5 të punësuar
Bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave dhe ndërmarrëseve individuale
Ndodhet në njërën nga komunat e përfshira në këtë Thirrje për Aplikim
Bizneset fillestare “start-up” që janë duke punuar por nuk janë regjistruar ende, i inkurajojmë shumë që të aplikojnë. Ato biznese, të cilave u jepen grante, do të duhet të përfundojnë regjistrimin e biznesit të tyre si pjesë e kushtit të grantit dhe atë para verifikimit të projektit, përndryshe granti duhet të kthehet në MFK.
Kërkoni një grant investimi jo më shumë se 3,000 € (përfshirë një kontribut vetanak prej 15%)
Dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre me teknologji më efiҫiente të energjisë dhe / ose masa të kursimit të energjisë
Si të aplikoni:

Shkarkoni formularin e aplikimit nga faqja e internetit e MFK: https://millenniumkosovo.org/sq/we_grants/thjeshte/

Ose faqja në internet e Help: www.help-kosovo.org

Ose merrni një kopje të shtypur nga komunat pjesëmarrëse

Pasi të keni përfunduar të gjitha dokumentet, ju lutemi dërgoni ato përmes:

Email: apply@help-kosovo.org

 

 

Vegëza: GRATË NDËRMARRËSE NË ENERGJI – KOMPONENTI I THJESHTË