Njoftim për qytetarë - Rimbursimi për #covid19 bëhet pas bartjes së buxhetit në Kuvend Komunal

- 02 Apr 2021

Rimbursimi për #covid19 bëhet pas bartjes së buxhetit në Kuvend Komunal për të gjithë aplikuesit të cilët i kanë shënimet e sakta në aplikimin online dhe IKSHPK.

Lusim të gjithë qytetarët që të kenë durim. Vizitat e shumta në Komunë nga ana e qytetarëve për t’u interesuar për pagesë, vetëm sa po e vështirësojnë punën e ekipit të procesit të verifikimit. Komuna e Prishtinës ju garanton se asnjë qytetar i infektuar me COVID-19 dhe i cili ka aplikuar Online për subvencionim nuk do të mbetet pa kompensim prej 50 ose 100 Euro.

 

Të gjithë qytetarët duhet t'a kenë parasysh që:
1) Rimbursimi do të bëhet për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës që figuron në zyret e Gjendjes Civile dhe që ka rezultuar pozitiv në testin

RT - PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH.

Serologjik - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë

Rapid - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë

2) Llogaria bankare DUHET të jetë vetëm llogari e juaja personale, dhe JO llogari biznesi apo e ndonjë personi tjetër.