Aplikimi për ndarjen e ndihmes prej 50 euro për personat me #covid19

- 06 May 2021

 

Të gjithë qytetarët duhet t'a kenë parasysh që:
1) Aplikimi për këto mjete mund të bëhet nga çdo qytetar i Komunës së Prishtinës që figuron në zyret e Gjendjes Civile dhe që ka rezultuar pozitiv në testin

RT - PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH.

Serologjik - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë

Rapid - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë


2) Aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet një email-i aktiv, pasi që aty do të pranoni kodin me të cilin do të identifikohet aplikimi juaj "KODI UNIK".


3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

 

Vërejtje: 

1. Testet serologjike dhe Rapide të bëra në klinika private nuk rimbursohen.

2. Aplikimi për rimbursim duhet të bëhet 1 javë pas marrjes së rezultatit pozitiv #covid19.

 

Aplikimi për ndarjen e ndihmës prej 50 euro për personat me #covid19

 

Video ilustruese për aplikim: Rimbursimi #covid19