Nesër mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

- 20 Dec 2016

Nesër, e mërkure, më 21.12.2016, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës  mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:

1. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit;
2. Propozimvendimi për lënien në diskutim publik të Rregullores për organizimin dhe
bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e
komunës së Prishtinës;
3. Shqyrtimi i Raportit të auditimit të përgjithshëm për vitin 2015;
4. Caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL “Hortikultura” SHA
dhe NPK “Trafiku Urban” SHA Prishtinë;
5. Propozimvendimi për rikategorizimin e parkut rajonal natyror “Gërmia” në kategorinë –
peizazh i mbrojtur;
6. Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e
paluajtshme në pronësi të personave fizik/juridik;
7. Propozimvendimi për themelimin e grupit punues të Kuvendit të Komunës për hartimin e
planit të punës së Kuvendit për vitin 2017;
8. Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për Komitetin për komunitete;
9. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vendosjen, ndërtimin
dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike;
10. Informatë për suksesin dhe rezultatin e nxënësve, i arritur në tri nivelet e arsimit
parauniversitar gjatë vitit shkollor 2015 / 2016.
11. Pyetje dhe përgjigje;
12. Të ndryshme.