FTESË

- 19 Dec 2016

Të martën, me datë 20 dhjetor 2016, Komuna e Prishtinës, përkatësisht Komisioni i përzgjedhur, fillon me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese  në lëndët e tyre. Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit. Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni do të vazhdojë me verifikimin e të dhënave të aplikuesve në terren me qëllim të përcaktimit të gjendjes në mënyrë sa më reale, me qëllim që procesi i vlerësimit të jetë sa më i saktë, i drejtë dhe transparent.

Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të sigurohet transparenca e këtij procesi. Vëzhgimi juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sado i vogël që të jetë ai.

Takimi i parë i Komisionit do të mbahet në Ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, në Sallën nr. 37, kati II, më 20 Dhjetor 2016, me fillim prej orës 10:00.

Jeni të mirë se ardhur!