Tetori - Muaji i mundësive të barabarta profesionale për persona me aftësi të kufizuara

- 31 Oct 2016

Në kuadër të Fushatës Ndërkombëtare "Tetori - Muaji i mundësive të barabarta profesionale për persona me aftësi të kufizuara", më 27 dhe 28 tetor Komuna e Prishtinës ju ka ofruar mundësinë 1o personave me aftësi të kufizuara nga shoqata të ndryshme që të jenë pjesë e stafit për dy ditë rradhazi në drejtori të ndryshme të Komunës. Ky aktivitet bëhet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes që edhe ky komunitet mund të kontribuojë dhe të integrohet në jetën institucionale.