QMF në Bardhosh punon në dy ndërrime për të akomoduar nevojat shëndetësore të qytetarëve

- 27 Oct 2016

Pas kërkesës së shumë banorëve në fshatin Bardhosh dhe në bashkëpunim me bashkësinë lokale, për shkak të numrit të lartë të banorëve në këtë regjion, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga Shtatori ka filluar shërbimet shëndetësore në dy ndërrime.
Numri i pacientëve që marrin shërbime shëndetësore në këtë institucion shëndetësor modern tani më është rreth 100 në ditë.
Çdo ditë po rritet besimi në Institucionet shëndetësore publike në Prishtinë.