Komuna e Prishtinës shënoi Ditën e Rinisë me një sërë aktivitetesh

- 01 Oct 2016

Dje, më 30 shtator, me një sërë aktivitete në sheshin "Zahir Pajaziti" dhe në Parkun e Gërmisë në Prishtinë u shënua Dita e Rinisë.
Kësisoj, nga ora 11:00 e deri në 22:00 u mbajtën:


1. Tryeza me temën: “Përfshirja e grupeve të margjinalizuara në iniciativa avokuse lokale”
2. Workshop – seminar trajnues për parkour,
3. Filma me metrazh të shkurtër dhe efekte vizuale;
4. Videoklipi përmbyllës ku përfshihen aktivitetet e mbajtuara në komunat e përzgjedhura nga MRKS-ja gjatë muajit të rinisë.
5. Vrojtim me teleskop (6 - 8),
6. Ekspozitë e Astrofotografive të realizuara nga klubi i astronomëve
7. Paraqitja e Sistemit Diellor në miniaturë
8. Bashkëbisedime dhe prezentime rreth astronomisë
9. Këndi i pikturimit të planeteve/yjeve/galaktikave
10. Ekspozitë e pjesëve të teleskopit, trajnimi për përdorim, ekspozitë e meteorëve (dukjes)
11. Ndërtimi i konstilacioneve/yjësive në stiropor,
12. Kampi një ditor në shtëpizat në Gërmi,
13. Ekspozitë e fotografisë në kuadër të kampit,
14. Pikturim nga të rinjtë e Qendrës Rinore.


Në aktivitete mori pjesë edhe Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja.